zoom

Aktualitet

Zyrtarët dhe ish-zyrtarët, më të përgjuarit e SPAK

Zyrtarë dhe ish-zyrtarët apo persona të tjerë të dyshuar për korrupsion kanë qenë më të përgjuarit e Prokurorisë së Posaçme përgjatë vitit 2021.

Në raportin vjetor të publikuar këtë të mërkurë, SPAK thotë se janë vënë në përgjim 1500 persona, në pjesën më të madhe të tyre si të dyshuar se kanë kryer korrupsion, apo do të përfshiheshin në akte të tilla.

Pas korrupsionit, vijnë hetimet për grupet kriminale të drogës. Ndërkohë pastrimi i parave mbetet shqetësim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe vendet e huaja.

77 kërkesa për ndihmë janë dërguar nga shtete të huaja për hetimet që po kryejnë. Sipas raportit, 29 prej tyre janë për dosje që lidhen me gjurmimin e parave të grupeve kriminale dhe pjesa tjetër për trafik narkotikësh e grup kriminal

Ndryshe nga viti 2020, ku Italia ishte shteti i cili më së shumti kërkonte ndihmë për hetimet ku të përfshirë ishin shqiptarë, përgjatë 2021 në vendin e parë qëndron Holanda me 20 letër-porosi të lidhura me drogën dhe pastrimin e parave./Tvklan