zoom

Aktualitet

U zhduk pas Amnistisë duke ikur në Angli, mister fati i dibranit. Babai: Serbja më tha se…

Një i ri nga Dibra, i identifikuar si Leo Roçi, rezulton i zhdukur prej disa ditësh në mënyrë të mistershme.

Babai tregoi në një lidhje përmes ‘Skype’ në emisionin “Me Zemër të Hapur”, duke apeluar dhe rrëfyer se kur e ka kontaktuar për herë të fundit me të birin. Ai ka treguar se kontakti i fundit i të birit ka qenë me dajën, ndërsa shtoi se më pas djali i ka dërguar djalit të dajës një video nga kufiri serbo kroatt.

“Jam te doganat, o kusho. Ja Serbia, ja Kroacia”, dëgjohet të thotë ai. “Ne si familjarë nuk kemi pasur më komunikim me të. Me dajën ka komunikuar për herë të fundit në orën 02:30 të mëngjesit në 21 maj. Ka informuar djalin e dajës me anë të një videoje për t’i bërë me dije se ka mbërritur deri në atë pikë në doganën serbo-kroate. I ka thënë ta dini deri kur kam arritur. Daja nga Zvicra e mori në telefon dhe telefoni i tij ka qenë i ndezur por askush nuk është përgjigjur.

20 minuta pas kontaktit të fundit djali nuk është përgjigjur. 15 orë telefoni ka qenë i ndezur. Dy ditë është fikur telefoni. Pas dy ditësh është ndezur telefoni, pastaj na është përgjigjur një grua në gjuhën serbe”, tha ai.

Roçi rezulton se është nisur me datë 19 maj me autobusin e linjës Durrës-Prishtinë, pak pasi u lirua nga qelia prej Amnistisë. Pasi ka arritur në Prishtinë nuk ka pasur biletë për më tej dhe ka fjetur në një hotel në kryeqytetin e Kosovës.

Të nesërmen më 20 maj është nisur me një taksi për në Serbi nga dogana Merdare. Pasi ka kaluar doganën me taksi, taxia e ka çuar në autobusin që nisej për në Beograd. Prej andej me një taksi tjetër ka shkuar në pikën kufitare Serbi-Kroaci, ku ka kontaktuar për herë të fundit me familjarët.

Familjarët e tij ngrenë dyshime për diçka të keqe që mund t’i ketë ndodhur nga persona me të cilët ka qenë në burg dhe kanë frikën se edhe nuses dhe fëmijës së djalit mund t’iu ndodhë diçka e keqe.

I ati rrëden gjithashtu se vajza e tij kishte bërë bisedë me personin që kishte gjetur dokumentet dhe telefonin, dhe se zonja në fjalë i kishte pohuar që i riu ishte torturuar. Madje në një moment iu pohua se djali kishte vdekur.

Rrëfimi i babait:

“Atë gruan nuk e kuptonim, por vajza ime ka folur me të dhe ka deklaruar se e di ku është personi, por nuk mund të tregoj se ku është ai. “Nuk dua të tregoj më shumë”. Pastaj ajo tha se djali është i torturuar dhe i masakruar. Dhëndri im di serbisht dhe ai personi që ka pasur telefonin tha se e kishte gjetur celularin në rrugë, afër një tabele. Punonjësi i doganës tha: Nuk jeton. Ndërsa gruaja që na foli serbisht tha se Leo ishte i gjakosur. E ka pyetur me detaje të hollësishme, i ka thënë; ‘dokumentet i kam unë dhe kur të doni ejani i merrni’. Ne nuk kemi të dhëna fare, ca na kanë thënë zonja e zotëria. Të dy kanë pasur telefonin e djalit të hapur. Ata kërkonin pse ka ardhur djali, pse ka shkuar në Serbi e ku donte të shkonte.

Dhëndri i ka thënë që “do të shkonte në Francë, Itali dhe më pas në Angli te djali e ka lënë 6 muajsh”. A në burg ai i vdekur ne nuk e dimë! Na ka thënë bashkëshortja që është torturuar, është gjakos madje një herë tha që ai nuk jeton më. Polici doganor, bashkëshorti i zonjës na i ka thënë; ‘unë nuk e di ca është bërë me djalin’ e s’na japin as të dhëna.

Ne kemi bërë denoncim. Kemi biseda, video, i kemi dhënë të gjitha. Gruaja ime e djali janë nisur drejt Serbisë, për të marrë vesh ca ka ndodhur. 2 shtetas serbë e çojnë vërdallë nëpër Serbi bashkëshorten time. Ai që ka pasur letrat e djalit tha se i kishte dorëzuar”, tha ai. /ZOOM.AL/