zoom

Ekonomi

Zvogëlohen investimet e Bashkimit Europian në Shqipëri, Hollanda dhe Italia investitorët kryesorë

Sipas raportit të Instat, në fund të vitit 2020 stoku i vendeve të BE-së që përbënin pjesën më të madhe në Shqipëri ishin 54,4%, ku në krahasim me vitin 2019 patën një rënie me 0,9%. Vendet që dominojnë janë Hollanda dhe Italia respektivisht me 16,3% dhe 10,2% për vitin 2020.

Për vitin 2020, Hollanda dhe Zvicra kanë dominuar fluksin e investimeve direkte, respektivisht me 21,5% dhe 19,8%, por me një fluks në rënie krahasuar me vitin 2019.

Sektorët “Energjia elektrike, gazi dhe furnizimi me ujë” dhe “Industria nxjerrëse” vazhdojnë të përbëjnë vlerat më të larta të stokut edhe në fund të vitit 2020, përkatësisht me 30,3% dhe 14,5%.

Sektorët “Energjia elektrike, gazi dhe furnizimi me ujë”, “Industria nxjerrëse” dhe “Aktivitete financiare dhe të sigurimit”, përbënin vlerat më të larta të fluksit të ID gjatë vitit 2020, përkatësisht me 27,5%, 14.2% dhe 14,1%.

Tregtia e Mallrave sipas Ndërmarrjeve

Në vitin 2020, numrin më të madh të ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkët e zënë ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi Italiane dhe Greke. Gjatë këtij viti numri ndërmarrjeve eksportuese me pronësi/bashkëpronësi Italiane është 356 dhe me pronësi/bashkëpronësi Greke është 69. Ndërkohë për importet e mallrave numri i ndërmarrjeve importuese me pronësi/bashkëpronësi Italiane është 555 dhe me pronësi/bashkëpronësi Greke është 136.

Në vitin 2020, pjesën më të madhe të vlerës së eksporteve të mallrave të ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkët e zënë ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi Italiane me 46,5 %, ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi Turke me 14,7 % dhe ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi Kineze me 9,7 %. Referuar vlerës së importeve të mallrave për të njëjtën periudhë ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi Italiane, gjithashtu zënë pjesën më të madhe të vlerës së importeve me 35,7 %, ndjekur nga ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi Turqia me 14,4 % dhe ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi Greke mesatarisht me 7,4 %.

Në vitin 2020, eksportet e mallrave të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta përbëjnë 53,0 %, të eksporteve të mallrave gjithsej. Ndërkohë importet e mallrave të këtyre ndërmarrjeve përbëjnë 27,4 %, të importeve të mallrave gjithsej.

Në vitin 2020, eksportet e mallrave të ndërmarrjeve me pronësi/bashkëpronësi nga vendet e BE-së zënë 65.7 %, të eksporteve të mallrave të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta. Ndërkohë importet e mallrave këtyre ndërmarrjeve përbëjnë 69.6 %, të importeve të mallrave të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta./ Armand Kullau