zoom

Aktualitet

Zjarri në QSUT – Ku ofrohen shërbimet spitalore për qytetarët?

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” njoftoi qytetarët se si mund t’i marrin shërbimet spitalore, deri në kthimin në normalitetet të spitalit, pas zjarrit që u regjistrua gjashtë ditë më parë në një nga dhomat e shërbimit teknik.

Shërbimi i urgjencës polivalente pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vazhdon të ofrohet sipas një grafiku të mirëpërcaktuar në Spitalin Universitar të Traumës si dhe në Qendrën Spitalore Rajonale e Tiranës “Shefqet Ndroqi”.

Ndërsa qytetarët e Gjirokastrës, Vlorës , Fierit e Beratit do marrin urgjencën kardiologjike, atë të sëmundjeve të brëndshme e atë ortopedike në Spitalin Memorial, ndërsa urgjencat kardiologjike për qarkun Shkodër dhe Lezhë trajtohen në Spitalin Rajonal Shkodër.

Aksidentet vaskulare cerebrale trajtohen në Sherbimim neurovaskular QSUT, ndërsa urgjencat e tjera neurologjike në QSR Shefqet Ndroqi.