zoom

Aktualitet

Zjarr në Fier, përfshihet nga flakët sipërfaqja me ullinj

Zjarr në Fier, përfshihet nga flakët sipërfaqja me ullinj

Një sipërfaqe e mbjellë me ullinj është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të diele në fshatin Drizë, në bashkinë Fier.

Pas njoftimit të banorëve, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve.

Sipas informacioneve paraprake, era po favorizon përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen.

Sipas raportimeve, zjarri ndodhet larg zonës së banuar dhe, deri më tani, nuk raportohet për rrezik ndaj banesave apo për persona të lënduar vetëm sipërfaqe të konsiderueshme të djegura.

Postime të lidhura