zoom

Politikë

Zgjedhja e presidentit/ Digjet edhe raundi i dytë, sot zhvillohet votimi në Kuvend

Në raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, nuk ka asnjë emër kandidati, e për rrjedhor digjet edhe raundi i dytë. Grupi parlamentar demokrat refuzoi që të propozonte kandidatura, ndërsa mazhoranca ka paralajmëruar se ato do të propozojnë emra vetëm në raundin e katërt dhe të pestë.

Ndërkohë sot në orën 18:00 pritet që të zhvillohet seanca plenare për zhvillimin e votimit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ku pritet që të konsumohet edhe raundi i dytë.