zoom

Bota

Zelensky viziton të plagosurit e luftës: Dhurata më e bukur do të jetë fitorja e përbashkët!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka vizituar këtë të diel ushtarët e plagosur, që po kurohen në një nga spitalet e vendit.

Ai ka shkuar në spital së bashku me disa ministra të kabinetit qeverisës dhe ushtarë të armatosur, që kujdeseshin për sigurinë e tij.

Presidenti shihet, teksa falenderon ushtarët dhe u dhuron atyre një dekoratë. Vlerësimet nuk kanë munguar as për mjekët dhe infermierët që po kujdesën për të plagosurit.

“Shërim të shpejtë djema, besoj se dhurata më e mirë do të jetë fitorja jonë e përbashkët”, shkroi Zelensky.

Kujtojmë se sot ndodhemi në ditën e 18-ë të pushtimit rus në Ukrainë. Deri më tani janë shënuar mijëra viktima nga të dyja kampet, ndërsa të shumta kanë qenë edhe dëmet materiale./BW