zoom

Stil

Zbulohet shuma marramendëse që hajdutët i grabitën Morena Tarakut

Bizhuteri, para dhe sende me vlerë, të përkthyera në shumën e mijëra eurove janë vjedhur në shtëpinë e këngëtares dhe modeles së njohur Morena Taraku, në Turqi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja e cila tha në rrjetet sociale se shtëpia e saj ndodhet në një nga zonat më luksoze të shtetit turk dhe një plaçkitje e tillë është e paimagjinueshme të ndodhë në atë zonë.

Ndërsa mediat turke raportojnë se një shumë rreth 300 mijë euro është marrë nga shtëpia luksoze e Morena Tarakut.

“Hajdutët dukeshin sikur e dinin se ku ishin gjërat me vlerë, pasi kanë hyrë në shtëpi kanë shkuar në dhomën e zhveshjes, dera ishte e mbyllur, fillimisht e thyen derën dhe hynë.I kanë marrë xhevahiret nga këtu dhe më pas shkuan në kasafortë. Ishin më shumë se 15 mijë dollarë (13 mijë euro), ora, stoli, gjerdan, byzylykë, mendohet se janë mbi 300 mijë euro”, shkruajnë mediat turke.