zoom

Bota

Zbulohet plani bombë! ISIS-i donte të vriste ish-presidentin Bush

ISIS po kontrabandonte vrasës në SHBA, me qëllim vrasjen e ish-presidentit George w. Bush në Dallas. Plani u zbulua nga dy informatorë sekretë, përmes vëzhgimit të llogarive në Whatsapp.

Sipas Forbs, një person i lidhur me ISIS në SHBA kërkonte eleminimin fizik të Bush-it, duke shkuar aq larg sa të udhëtonte në Dallas në nëntor për të bërë video rreth shtëpisë së ish-presidentit dhe duke rekrutuar ndihmë nga një ekip bashkatdhetarësh, që ai shpresonte t’i fuste ilegalisht në vend. Forbes zbulon se personi i lidhur me ISIS-in do të sillte në SHBA njerëzit e tij përmes kufirit meksikan.

FBI tha se zbuloi skemën përmes punës së dy informatorëve konfidencialë dhe mbikëqyrjes së llogarisë së komplotistit të dyshuar në platformën e mesazheve WhatsApp, në pronësi të Meta-s. Operativi i supozuar i ISIS, me bazë në Columbus, Ohio tha se donte të vriste Bushin, sepse mendonte se ish-presidenti ishte përgjegjës për vrasjen e shumë irakianëve dhe copëtimin e vendit pas pushtimit ushtarak të SHBA-së në vitin 2003, sipas urdhër-arrestit.

Rasti tregon se si hetuesit federalë vazhdojnë të monitorojnë kërcënimet nga ISIS edhe pse grupi është dobësuar rëndë nga inteligjenca dhe operacionet ushtarake amerikane në vitet e fundit.

Burimet thonë se përmes WhatsApp mësuan se gjatë viteve 2021 dhe 2022, po regjistroheshin fshehurazi takimet personale me komplotistin e dyshuar në të cilin u zbuluan detaje shtesë befasuese. Në një bisedë nga dhjetori, i dyshuari pretendoi se sapo kishte kontrabanduar dy individë të lidhur me Hezbollahun – një organizatë terroriste, sipas SHBA-së – në SHBA për një tarifë prej 50,000 dollarë secili./ Zoom.al