Aplikacion
Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, u gjendën dhe asgjësuan 6032 bimë dhe fidanë narkotike cannabis sativa, gjatë operacionit të koduar “Territori i pastër”.
U proceduan penalisht për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”, kryetari i njësisë administrative Iballë, specialisti i pyjeve dhe kryeplaku i fshatit Iballë, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në këtë fshat.
Gjithashtu u identifikuan dhe proceduan penalisht 2 autorë të dyshuar për kultivimin e 280 bimëve cannabis sativa, që u gjetën në fshatin Mëlgushë, Vau i Dejës.
“Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale.
Në fshatin Iballë, Fushë Arrëz, u gjetën 4520 bimë narkotike cannabis. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit: A. Z., kryetari i njësisë administrative Iballë, I. B., specialisti i pyjeve dhe D. P., kryetari i fshatit Iballë. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, në fshatin Mëlgushë, Vau i Dejës, në tokën e shtetases V. L., u gjetën 280 bimë narkotike cannabis.
Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, për shtetasit: V. L., 47 vjeçe dhe J. M., 32 vjeç. Gjithashtu në njësin administrative Pult, në fshatin Pog, u gjetën 1232 fidanë cannabisi”, tha policia vendore.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike, kurse dosja penale i kaloi prokurorisë vendore. /ZOOM.AL/
Policia, tjetër version për vrasjen e Martin Canit: E goditi dhe shtriu për tokë vrasësin e tij