Aplikacion
Me një vendim haptazi sfidues, Veliaj emëroi kryetare të Bashkisë së Tiranës Sara Goxhajn.
Por Edi Rama nuk e pranoi këtë vendin dhe urdhëroi që detyra të vijojë të ushtrohet nga Anuela Ristani.
Pas situatës së krijuar, reagoi Erion Veliaj nga qelia.
Ai pretendoi se mbrëmë firmosi urdhërin çër Sara Goxhajn nga padituria dhe jo sepse i është kundërvënë Edi Ramës.
Reagimi i Erion Veliajt
U informova që paska plasur peshku në moçalet mediatike për përplasjen time me Ramën, për punë delegimesh.
E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje.
E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm.
E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë. Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi.