zoom

Slider

Zbërthehet Olta Gixhari: I thashë shoqes time të fejuar: Kape burrin tim, është shumë i mirë

Aktorja Olta Gixhari ka rrëfyer njohjen me partnerin e saj, Dorin, imazhin e të cilit vazhdon ende ta mbajë të fshehtë për publikun. Ajo tregoi se një udhëtim në Madrid i ndryshoi jetën, pasi u takua rastësisht me djalin që do t’i rrëmbente zemrën nëpërmjet një miku të përbashkët.

Olta Gixhari tregoi se mendonte se ai s’do e donte kurrë, ndaj ia sugjeronte shoqes së saj që të lidhje me të, pavarësisht se vetë e pëlqente shumë.

“Më 23 dhjetor nisem me avion, në mëngjes hap Instagram, shikoj një mik të përbashkët që kishte hedhur foto me shoqen time në aeroport. I shkruaj: “Je në aeroport”, të dyja ishim për në Madrid. Ai mbërrinte 30 minuta pas meje, i shtyhet orari avionit, mu shty edhe mua. Takimi me partnerin time ishte e gjitha një rastësi. Ky shoku ynë i përbashkët e kishte lënë të takonte Dorin në Madrid. Unë me këtë shoqen time s’kishim lidhje fare, isha single, kishim rezervuar hotelin, do kalonim pushimet atje. Kishim lënë të prisnin njëri-tjetrin në aeroport për të pirë një kafe.

Kur mbërrij atje më fiket telefoni, s’kisha bateri, kjo shoqja tjetër nuk ia kishte numrin. Ikim në hotel më thotë kjo që merre në telefon se ‘le nam’. Hap telefonin sho 100 mesazhe ‘ku je’. I dërgoj lokacionin, vjen me makinë dhe del Dori, ngela unë. Aty kuptova që këtë njeriun e kisha parë shumë vite më parë, por kisha harruar që ekzistonte. I thashë ‘sa i bukur qenke bërë ti’, fjala e parë, u emocionova. Ikëm të pinim verë, i thosha shoqes sime “o zot sa i mirë ky, kape, është shumë i mirë, kape mos e le, është yll”. Ajo më tha: Olta ke harruar që jam e fejuar, nëse të pëlqen kaq shumë, kape vetë. Isha e bindur se ai nuk do ma varte kurrë, do gocë të urtë, unë isha shumë energjike.

Ndodhi rastësia. Më pas shkuam së bashku në një qytet tjetër të Spanjës, po shumë romantik, ikëm me makinë. Prishëm gjithë planet tona, edhe ata, edhe neve. Ishim të katërt miq. Teksa po hanim darkë ndodhi shkëndija e parë, isha e bindur që ai s’do më pëlqente kurrë mua. Vazhdoja bëja si budallaqe, mendoja se do të pëlqente shoqen time. Isha e çmendur komplet, i thosha: Mos e lër, të lutem kape.

Mua më pëlqente shumë, por isha e bindur se ai s’do më pëlqente. Isha e hedhur, shumë ndryshe nga partneri im. S’ma merrte mendja që do shkoja në Madrid dhe të takoja burrin tim”, u shpreh Olta Gixhari gjatë bashkëbisedimit me disa nga banorët në BBV.

Aktorja tregoi se momentin kur ai i propozoi për martesë gjatë një shëtije në Romë. Aktorja tregoi se përgjigja e saj ishte “Po” e menjëhershme.

“Pse duhet ta marrë vetëm mashkulli vendimin, dua ta marr edhe unë. Ai mund të thotë ‘dua të krijoj lidhje serioze’, unë mund të them ‘jo’. Kur ika nga Madrid nuk ndodhi asgjë, por ai më tha në x datë do të të ftoj në Romë, kishte një takim pune. “Kur të vish në Romë, dua të mendohesh mirë, nëse je e bindur që do të jesh me mua, hajde. Në të kundërt mos më merr në telefon.

Kështu më përcolli, 2-3 takimet e para nuk jemi puthur, nuk pushoja duke i folur. Ai më tha ‘kaq shumë flet gjithmonë’. Edhe kur më tha ‘a do të martohesh me mua’, pa unazë, ishte aksidentale. Ishim në Romë, bëri xhestin e bukur pa unazë, para se të vendosnim që të bëheshim me fëmijë.

Më tha ‘do të rrish me mua përjetë”, i thashë ‘po”. E pyeta ku e ke unazë, më tha s’kam. I dhashë një nga unazat që kisha vetë”. Vendimin për të bërë një fëmijë, s’ndodhi aksidentalisht. I thashë një fjali të bukur dhe e kuptoi që doja fëmijë”, përfundoi aktorja.