zoom

Aktualitet

Zbardhet plagosja e Shkodrës, shkak sherri për borxhin. Autori para krimit: E zgjidhim vetë! (FOTO)

Ngjarja ky mbeti i plagosur Aleksandër Curaj ndodhi në qendër të qytetit të Shkodrës rreth orës 09:00 tek zona e këmbimit valutor. I plagosuri u dërgua me një ambulancë drejt spitalit ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autori i plagosjes është identifikuar si shtetasi Dedë Bici, i cili është larguar me një biçikletë në drejtim të kryqëzimit të ish degës ndërsa policia po punon për gjetjen dhe kapjen e tij pasi është identifikuar nga kamerat e sigurisë. Ndërkohë pas plagosjes një dëshmitare i dha ndihmën e shpejtë ndërsa tregon se si ndodhi ngjarja.

Autori i dyshuar Dedë Bici dhe i plagosuri Aleksandër Curaj dyshohet se pak minuta më përpara janë konfliktuar fizikisht. Një efektiv policie ka hyrë mes tyre për t’i ndarë, por i janë drejtuar policit duke i thënë se e zgjidhim vetë konfliktin se kemi një problem lekësh.

Pas sherrit fizik autori ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar katër herë në trup 40-vjeçarin, i cili iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkohë policia vendore e Shkodrës dyshon se plagosja ka ndodhur për shkak të një borxhi që i plagosuri i ka patur autorit të dyshuar. 40 vjeçari Aleksandër Curaj kohët e fundit punonte me policinë private si efektiv security dhe nuk njihej si një person problematik.

Policia po punon për të zbardhur të plotë këtë plagosje ndërsa në vendin e ngjarjes bashkë uniformat blu mbërriti edhe prokurori Gëzim Spahiu. /ZOOM.AL/