zoom

Lajme

“Zarf i zi për herë të dytë”- Egla Ceno i teshtin dhe pështyn në fytyrë Roza Latin

Një situatë aspak e zakontë ka ndodhur në Big Brother Vip pas një debati mes Egla Cenos dhe Roza Latit.

Aktorja, gjatë një përplasje me moderatoren, iu është drejtuar duke i teshtitur dhe pështyrë në fytyrë.

“Më fal Roza, kam shumë alergji nga ty”, i drejtohet Egla.

Ndërsa moderatorja iu është drejtuar duke thënë se do të vijë një zarf i dytë.

“Zarf i zi për herë të dytë. Ti kujton se me këto që po bën, po më step mua”, tha ajo.

Ndërkohë një zarf i zi ka shkuar në Big Brother Vip pasi Elga Ceno u përplas fizikisht me Rike Roçin pasi kjo e fundit i hodhi pana në kokë.