zoom

Lajme

“Të keni turp!” Egla kap mat Ilnisën me Liamin, çfarë ndodhi mes dy banorëve në BBV

Aktorja Egla Ceno ka kapur mat Ilnisa Agollin dhe Liam Osmanin, duke kryer një mision, ku dyshja duhet që të fshihte gjërat që përdorin më së shumti banorët në shtëpi.

E acaruar nga loja e dy banorëve, ndonëse u shpjeguan që është për lojë, Egla nuk e pranoi veprimin e tyre duke e quajtur atë të turpshëm.

Pjesë nga biseda:

Egla: Ju nuk do u afroheni më gjërave të mia dhe ti nuk do të më afrohesh më.

Liam: Ok.

Egla: Unë jam e qetë fare.

Ilnisa: Do të kritikosh këtë që shikove.

Egla: Ti mos fol se nuk ke të drejtë fjalë.

Ilnisa: Pse.

Egla: Se e vendos unë. Qepe gojën.

Liam: Kjo ishte një lojë që…

Egla: Ky është turp nuk është lojë.

Liam: Me vjen keq se ne thjesht donim të bënim një lojë në bazat e lojës pa kaluar kufijtë.

Egla: Ky është turp nuk është lojë.

Liam: Ne thjesht donim të bënim një lojë.

Egla: Ti e di se çfarë mund të mendoj unë.

Liami: Më lër të sqarohem.

Egla: Mua nuk më detyrosh asnjë shpjegim, por vetes tënde po. Nëse të pëlqen ta bësh këtë lojë bëje, kënaqu. Shijoje dhe vazhdoni ta bëni. Dua të mos më afrohesh më ti dhe mos më prekni gjërat. Të tjerat shijoni dhe bëni sepse jeni të rritur.

Liam: Ok.

Egla: Ti mua nuk më pëlqen dhe dua ta dëgjosh nga goja ime. Ti bëre një tjetër Liam te dhoma e gjumit dhe ndryshe je tani.

Pas bisedës me Liamin, aktorja zgjoi nga gjumi të gjithë banorët duke u treguar se shtëpia është kthyer përmbys nga Ilnisa dhe konkurrenti i “BBVIP”. /ZOOM.AL/