zoom

Lajme

Zaimina Vasjari flet për lidhjen e saj me bashkëshortin: Kam qenë e gjykuar, kur më tha…

Zaimina Vasjari flet për lidhjen e saj me bashkëshortin: Kam qenë e gjykuar, kur më tha…

Këngëtarja Zaimina Vasjari, ka folur hapur për marrëdhënien e saj personale.

Ajo ka rrëfyer gjatë një interviste në një podcast se fillimet e lidhjes me partnerin e saj nuk kanë qenë të lehta, por dashuria dhe përkushtimi i kanë ndihmuar të qëndrojnë së bashku.

Zaimina ka treguar se e ka njohur partnerin e saj, Klodin, në moshën 17-vjeçare. Pas një ndarje të përkohshme, ata janë ribashkuar dhe kuptuan se ishin zgjedhja e njëri-tjetrit. Këngëtarja theksoi se përtej suksesit të saj të hershëm profesional, ajo kishte nevojë për dikë që ta bënte të lumtur dhe se Klodi e kishte bërë këtë.

“Kur ai më tha ‘Ti je zgjedhja ime’ dhe luftoi për mua, kuptova që kisha bërë zgjedhjen e duhur. Një burrë i vërtetë e bën femrën e tij të lumtur, pjesa tjetër e bën të fortë. Unë tashmë isha e fortë, por në jetën time më duhej dikush që të më bënte të lumtur. Klodi më ka dhënë gjithë lumturinë e botës”, u shpreh ajo.

Një nga sfidat më të mëdha që Zaimina ka përballuar ka qenë gjykimi i njerëzve, për shkak të faktit që partneri i saj kishte një martesë të mëparshme dhe dy fëmijë. Ajo pranon se është gjykuar jo pak, madje edhe nga njerëz që nuk e njihnin fare.

“Po, kam qenë e gjykuar, e paragjykuar, ndonjëherë edhe nga njerëz që nuk kanë pasur të bëjnë fare me jetën time. Por, ka qenë e çuditshme që kanë zgjedhur të gjykojnë jetën e dikujt që nuk e njohin fare”, u shprej këngëtarja.

Ajo foli edhe për marrëdhënien me vajzat e partnerit të saj.

“Tashmë vajzat janë të rritura dhe kemi një lidhje të bukur, si shoqe apo si motra. Kjo ka ardhur edhe për shkak të marrëdhënies që partneri im ka ndërtuar me to”, tha ajo.

Zaimina Vasjari dhe Klodian Asllani janë bashkë prej disa vitesh dhe janë prindër të dy fëmijëve, vajza Khloe dhe djali Kamar./ Zoom.al

Postime të lidhura