zoom

Politikë

Yuri Kim për arrestimin e Tahirit: Nuk ka asnjë mbi ligjin

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri ka reaguar mbi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke thënë se askush nuk është mbi ligjin.

“I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të demonstrojnë se askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri”,-shkruhet në faqen e Ambasadës në Twitter.