zoom

Aktualitet

Xhemal Loka po tentonte të arratisej para arrestimit, ja çfarë iu gjet në xhep

Policia po plotëson me dëshmi dhe prova hetimet e ngjarjes së Durrësit.

Të tjera detaje janë zbuluar, ngjarjen e rëndë ndodhur, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës duke pirë fostoksinë, pas sherrit me bashkëshortin e arrestuar, Xhemal Loka.

Pas hetimeve të policisë, policia vuri në pranga bashkëshortin e saj, pasi ka dyshime të forta se ishte pikërisht ai që e ka shtyrë nënën e katër fëmijëve të tij drejt aktit të vetëvrasjes.

Ka dyshime se ai po tentonte që të arratisej nga Shqipëria pas ngjarjes.

Në banesën e Xhemal Lokës, në anën jugorë të banesës, në kotecin e pulave është gjetur e mbështjellë me peshqir një armë zjarri automatik “PPS”, me krehër pa fishek, pjesët e lëvizshme të rregullta e me gjilpërë të rregullt, me numër arme “89-0579”.

Po ashtu në të njëjtin vend janë gjetur 114 copë fishekë, model ’54, kalibër 7.62mm dhe 4 katër fishekë model ’56, kalibër 7.62mm”, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve balistike.

Teksa Xhemal Loka ishte shoqëruar tashmë në Komisariatin e Policisë Durrës, i janë gjetur me vete një sasi parash prej 2800 Euro dhe 27000 Lekë.

Sipas grupit hetimor, marrë shkas nga konteksti i ngjarjes, dyshohet se Loka me këto para do të arratisej jashtë shtetit, për t’ju fshehur procesit hetimor./ZOOM.AL/