zoom

Të gjitha

Xheisara shpërthen ndaj Einxhelit: Nuk bie pre e provokimeve

Banorja e re e “Big Brother VIP”, Xheisara, priste që Einxhel të ishte më mikpritëse, por nuk i doli aspak ashtu. Dy vajzat janë përfolur për shkak të konflikteve të tyre pak kohë pas hyrjes së këngëtares në shtëpi.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë një bisede me Eltonin dhe Tanin, Xheisara ka rihapur çështjen e mosmarrëveshjes së saj me Einxhel.

Ajo është shprehur se moderatorja e ka thumbuar vazhdimisht, ndërkohë që ajo priste të ishte më suportuese dhe jo aq e përfshirë në lojë.

“Në rastin konkret në muhabetin me Einxhel, realisht e kam menduar nga jashtë që do të ishte më suportuese. Kam ardhur brenda dhe kam parë që është shumë e përfshirë në lojë.”- tha Xheisara. “E ka, duruar për një jave duke më hedhur kunja lart e poshtë, sepse më ka hedhur kunja pafund. Jam përtypur. Meqë doli, reagova. Po mos të kishte dalë, nuk do të kisha reaguar. Nuk bie pre e provokimeve të këtyre unë.”

Ndërkohë, rikujtojmë se vajzat u përballën në “PRIME”-n e ditës së martë, ku Einxhel, e akuzuar se nuk e ka pritur mirë këngëtarën i ka thënë:

“Kemi qen shumë okay që kur ka ardhur. Nëse kanë pritur t’i pres me petale apo t’i jap gotën e ujit e kanë gabim, nuk i konsideroj mysafir, por banorë, sepse na nominuan.”