zoom

Kinema & Netflix

Wicked apo Avatar? Hollywood përgatitet për nominimet për Golden Globe

Wicked apo Avatar? Hollywood përgatitet për nominimet për Golden Globe

Hamnet, Sinners, Marty Supreme dhe Wicked: For Good janë disa nga filmat që pritet të jenë të nominuar për çmimet Golden Globe kur të shpallen nominimet më vonë.

Çmimet “Golden Globe” janë çmimet e para të mëdha të Hollivudit, duke nisur një sezon çmimesh që do të zgjasë deri në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” në mars.

Timothée Chalamet, Emma Stone, Leonardo DiCaprio dhe Jessie Buckley janë disa nga emrat e mëdhenj që mund të jenë në garë në kategoritë e aktrimit.

Nominimet do të shpallen nga aktorët Marlon Wayans dhe Skye P Marshall në orën lokale 13:15 të hënën.

Përveç njohjes së filmit dhe televizionit, këtë vit është prezantuar një kategori e re për podkastin më të mirë.

Komediania amerikane Nikki Glaser do të rikthehet për të drejtuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes të këtij viti, e cila do të zhvillohet në Los Angeles më 11 janar./Zoom.al

Postime të lidhura