zoom

Lajme

Wanda Nara denoncoi Mauro Icardin për dhunë në familje: Më goditi me grushte

“Lufta” mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit është ndezur tashmë në të gjitha nivelet me skenat e fundit që të kujtojnë një film hollivudian.

Që nga vera e kaluar çifti janë ndarë dhe pavarësisht thashethemeve për një ribashkim, Wanda tani është në një lidhje me reperin argjentinas L-Gante.  Madje raportohet se ajo është shtatzënë.

Ylli argjentinas ishte në Rio de Zhaneiro me të dashurin e saj, por në të njëjtën kohë Mauro Icardi u rikthye në Buenos Aires nga City për të vazhduar rikuperimin pas dëmtimit të rëndë (në ndeshjen kundër Tottenhamit pësoi këputje të ligamenteve).

Icardi qëndroi në apartamentin që ai dhe Nara ndanin në Chateau Libertador, një rrokaqiell në kryeqytetin argjentinas.

Por kur ish-bashkëshortja e tij u kthye dhe tentoi të hynte në banesë, aty filluan problemet që dolën në sipërfaqe pas denoncimeve që ajo bëri në polici.

Sipas asaj që pretendon Nara, Icardi e ka penguar të hyjë në shtëpinë (të cilën e kanë bashkërisht) dhe pas një debati të ashpër është larguar.

Ky episod i parë i dy ish-partnerëve, u pasua nga një i dyti, ku sipas pretendimeve të Wanda Narës u godit me grushte nga futbollisti.

Madje, mediat argjentinase zbulojnë se tashmë Policia ka marrë pamjet nga kamerat e sigurisë dhe e sigurt është se ka pasur shumë tension, ndërsa ka pasur edhe raportime ku thuhet se lideri i Galatasaray ishte arrestuar, një fakt i mohuar nga klubi turk në një deklaratë zyrtare të grupit.

“Spekulimet për futbollistin tonë Mauro Icardi nuk përputhen me të vërtetën. Mauro po pushon në shtëpi në Argjentinë. Ju lutemi mos u mbështetni në këto lajme që synojnë të lodhin futbollistin tonë”.

Sigurisht, siç theksojnë mediat, arsyeja kryesore e tensioneve të javëve të fundit ka të bëjë me kujdestarinë e dy vajzave të çiftit.

Icardi ka shprehur dëshirën për t’i pasur me vete në Stamboll, por Nara nuk e diskuton dhe dëshiron të jenë pranë saj dhe djemve që ka nga martesa e parë (me gjithashtu futbollistin Maxi Lopez). Ndërsa dy vajzat (Françeska dhe Isabella) thuhet se ishin të pranishme në debatin e ashpër të prindërve të tyre.

Meqenëse Wanda Nara bëri një urdhër dhe një kërkesë për masë të përkohshme, Icardi është thirrur nga drejtësia për të dhënë shpjegime, ndërsa në të njëjtin dokument (i cili është publikuar në disa faqe interneti) theksohet se ai duhet të përmbahet nga çdo veprim ndaj gruas së tij, por në të njëjtën kohë duhet ta lejojë atë të hyjë në shtëpinë e tyre.

Postime të lidhura