zoom

Aktualitet

Vritet me armë zjarri një 41-vjeçar në Fier, identifikohet autori i krimit

Një 41-vjeçar është vrarë me armë zjarri në qytetin e Fierit paraditen e sotme. Viktima është identifikuar si Elton Javori dhe uniformat blu po punojnë për kapjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “ 16 Prilli” e njohur si lagjia e “ Backallinjve” rreth orës 11:00.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)