zoom

Aktualitet

Vritet me armë zjarri 39-vjeçari brenda lokalit në Kosovë, plagosen 3 persona të tjerë

Vritet me armë zjarri 39-vjeçari brenda lokalit në Kosovë, plagosen 3 persona të tjerë

Një 39-vjeçar është vrarë dhe 3 persona të tjerë janë plagosur në një lokal në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt rreth orës 01:21.

“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor”, informoi policia.

Viktima me iniciale N. L, 39 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona e plagosur janë dërguar në spital.

“Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, raportoi policia e Kosovës.

Postime të lidhura