Aplikacion
Arsen Muskurti, i cili vrau me armë zjarri vëllanë e tij, Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti është vënë në pranga nga policia. Burimebëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur 5 gëzhoja.
Autori është arrestuar në zonën e “5 Majit” nga forcat e policisë të komisariatit 4, të cilat janë asistuar edhe nga forcat RENEA. Në momentin e arrestimit nuk i është gjetur arma e krimit, të cilët dyshohet se e ka fshehur.
Autori dhe viktimat kanë patur bizneset pranë njëri-tjetrit. Ndërkohë që të njëjtat burime bëjnë me dije se Arseni është konfliktuar me të vëllanë dhe bashkëshorten e tij dy ditë më parë.
E gjithë ngjarja dyshohet se ka nisur pas një konflikti familjar.
Në profilin e autorit të ngjarjes në Facebook, ai akuzon kunatën e tij se fshihet pas një profili fals, e cila e akuzon për lidhje jashtëmartesore./ Zoom.al