Aplikacion
Në padi përmenden Baldwin dhe producentët e filmit. Ngjarja e rëndë ndodhi me 21 tetor, ku kineastja Halina Hutchins ndërroi jetë pasi Baldwin shkrepi një armë, për të cilën besonte se ishte e sigurt.
Megjithatë, arma kishte një plumb të vërtetë për arsye që mbeten të panjohura edhe sot e kësaj dite. E përfaqësuar nga Gloria Allred, Mitchell pretendon se është kryer një sulm i qëllimshëm dhe ç’është më e rëndësishmja, sipas padisë së saj të paraqitur në Gjykatën e Lartë të LA, në skenar nuk parashikoheshin të shtëna.