zoom

Të gjitha

“Pse më dhanë një armë të mbushur, pse?”/ Zbardhet çfarë tha aktori pas vrasjes aksidentale të fotografes

Një tragjedi ka ndodhur në sheshxhirimin e një filmi në New Mexico, ku është përfshirë aktori i Hollivudit Alec Baldwin, i cili ka qëlluar për vdekje fotografen dhe ka plagosur regjisorin.

“Pse më dhanë një armë të mbushur, pse më dhanë një armë të mbushur”? Kjo është pyetja që ka përsëritur disa herë pas ngjarjes aksidentale aktori i cili në foto shfaqet në gjendje të rënduar emocionale.

Policia amerikane ende nuk ka ngritur asnjë akuzë zyrtare, teksa hetimet po vijojnë në kuadrin e një ngjarje aksidentale. Aktori Alec Baldwin është paraqitur vetë në polici ku ka dhënë dëshminë e tij.

“Ai erdhi vullnetarisht dhe u largua pasi përfundoi dëshminë”, tha një zëdhënës i policisë. Në vitin 1993 Brandon Lee, djali 28-vjeçar i legjendës së arteve marciale, Bruce Lee, u qëllua dhe u vra në xhirimet e filmit The Crow, ku mori dy plumba vdekjeprurës.