zoom

Aktualitet

Vrasja-vetëvrasja te “Fresku”, 2 vëllezërit Cami kishin konflikte pronësie në Bulqizë

Zbardhen detaje nga krimi në familje, i ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Freskut, ku vëllai vrau vëllanë dhe më pas kreu vetëvrasje.

Dyshohet se motivi kryesor ka qenë sherri për pronat në fshat dhe mosmarrëveshjet për ndarjen dhe shitjen e tyre në Bulqizë.

Nga hetimet paraprake rezulton se krimi i dyfishtë ka ndodhur rreth orës 07:40, në rrugën “Xhon Belushi”, Tiranë. Vehap Faik Cami ka shkuar në banesën e vëllait, Lulëzim Faik Cami dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Në banesë nuk ka pasur persona të tjerë dhe viktima ka jetuar me qira, sipas pronares, teksa nuk shkaktonte shqetësime. Mësohet se mes tyre ka pasur një konflikt të mëparshëm.

Po merren në pyetje edhe familjarët e tyre, për të kuptuar dinamikën e ngjarjes. Ndërkohë janë shoqëruar disa persona që kanë qenë dëshmitarë, janë sekuestruar disa kamera sigurie dhe arma e krimit.

Të parët që kanë gjetur trupat janë fqinjët, ndërkohë nga të dhënat e para nga grupi hetimor dyshohet se konflikti ka pasur shkak probleme me pronat në Bulqizë. /ZOOM.AL/