zoom

Aktualitet

Vrasja në Top Channel, reagon presidenti Begaj: Të zbardhet sa më shpejt

Presidenti Bajram Begaj me anë të një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjarëve të viktimës që mbeti i vrarë nga një breshëri plumbash drejt Top Channel.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnate në Tiranë, ku është qëlluar me armë zjarri drejt televizionit Top Channel.

Si pasojë e të shtënave humbi jetën roja i sigurisë shtetasi Pal Kola, 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Njoftimi i presidentit Bajram Begaj:

Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.

Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale.