zoom

Rajoni

Vrasja e mjekut në Shkup, bastisje banesash dhe 2 persona të arrestuar

Policia maqedonase njoftoi se ka realizuar bastisje sot në Shkup, për vrasjen e mjekut ditë më parë afër Poliklinikës në “Hekuranë”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në podkastin “Pretres”(bastisje), njoftoi se tashmë janë arrestuar edhe dy persona.

“Po bëhet bastisje në një lokacion. Kemi persona të dyshuar për vrasjen, kemi dëshmi materiale dhe dy persona janë arrestuar dhe shpresoj se në kohë sa më të shkurtër të mund të dalim me detaje për këtë pjesë të hetimeve”, tha Toshkovski, ministër teknik.

Ai shtoi se sipas të dhënave të para, motivi i vrasjes ndërlidhet me profesionin, por nuk u dhanë informacione dhe detaje të tjera rreth ngjarjes dhe autorëve. /ZOOM.AL/