Aplikacion
Pepaj ekzekutoi dy kushërinjtë e tij pas një debati, ku i akuzonte ata për grabitjen për 30 rrënjëve kanabisi. Ai qëlloi Klement Papajn me armë në ballë dhe Vilson Çutajn nga mbrapa në brinjë.
Dy të rinjtë humbën jetën në vendngjarje, ndërkaq pas vrasjes i riu i ka vendosur flakën të gjithë parcelës së tij dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Si ndodhi e gjithë ngjarja?
Danjel Pepaj, i akuzuar nga kushërinjtë e tij për vjedhje kanabisi, i ka dhënë ditën e ngjarjes pas torturës 30 rrënjë kanabisi Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt.
Sapo kanë dalë nga parcela e tij, Danjel Pepaj ka qëlluar dy kushërinjtë, Klement Papajn në ballë dhe nga mbrapa Vilson Çutajn në brinjë.
Të dy gjetën vdekjen. Më pas ai i ka vendosur flakën gjithë parcelës së tij dhe u largua menjëherë, teksa la trupat e pajetë të kushërinjve pak metra larg.
Në datën 3 tetor të tre kushërinjtë janë shpallur të zhdukur teksa rezultoi se ngjarja e kishte zanafillën tek konflikti për kanabisin, Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj akuzonin Danjel Pepajn se u kishte vjedhur kanabis nga parcela e tyre në zonën malore të Vrithit.
Pikërisht ata e torturuan dhunshëm Pepajn.
U desh ndihma e babait të autorit, Rrok Pepajt që çoi Policinë tek parcela e të birit afër së cilës u gjendën dhe trupat e pajetë.