Aplikacion
26-vjeçari Luigi Mangione ka studiuar në kolegj në Pensilvani. I riu u kap në një McDonald’s në Altoona, Pennsylvania , pasi një punonjës e vuri re dhe njoftoi policinë.
Atij iu gjet një armë zjarri, si dhe dy karta identiteti, njëra me emrin e tij të vërtetë dhe tjetra false. Gjithashtu iu gjet një pasaportë amerikane dhe një ID e rremë e Nju Xhersit që u përdor në hotelin e qytetit të Nju Jorkut, ku i dyshuari u pa para të shtënave.
Luigi Mangione nuk ka precedentë penalë dhe policia deklaroi se gjetja e 26-vjeçarit ishte një surprizë pasi nuk e kishin emrin e tij në listën e të dyshuarve.