Aplikacion
Një vrasje ndodhi sot në Kamëz, ku Etleva Kurti u qëllua me armë për vdekje, teksa qëndronte në oborrin e banesë së saj.
31-vjeçarja gjendej në ambientet e jashtme të shtëpisë, kur një person doli nga një makinë dhe qëlloi me armë zjarri, e më pas u largua me ndihmën e shoferit që e priste.
Autori e shkrepi armën tre herë drejt Kurtit. Edhe pse u transportua drejt spitalit të Traumës, ajo nuk mundi dot të mbijetonte.
E ndjera jetonte së bashku me nënën e saj. Viktima është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burg përjetë, prej një ngjarjeje të ndodhur në vitin 2018, ku ai vrau një grua dhe bashkëshortin e saj.
Vrasja e 31-vjeçares sot në Kamëz përbën ngjarjen e dytë kriminale në vend, krahas masakrës së Paskuqanit./ Zoom.al
“Affinity Partners” nuk është në Zvërnec: Kushner po investon me kapacitet personal