zoom

Lajme

“Vjen erë”, “Ik pirdhu”, “O zgavër”, “kakaris seksualisht”! Egla pa “frena goje” ndaj Ilnisës…

Egla Ceno dhe Ilnisa Agolli janë përfshirë në një sherr në Big Brother Vip, në orët e para të mëngjesit, pasi bisedat e të qeshurat e gazetares me banorët e tjerë zgjuan aktoren nga gjumi.

Gjatë përplasjes, dy banoret kanë shpërthyer edhe në ofendime ndaj njëra-tjetrës, ndërsa Egla i kërcënoi se do t’i linte të flinin pasi e zgjuan nga gjumi.

“Kakaris vetëm me anën seksuale e kupton sa e papjekur je ti?”, i drejtohet Egla Ilnisës, teksa e quan “zgavër njerëzore”. “Vjen erë e ndyrë kur afrohesh ti, vjen era ndyrësirë”, shprehet aktorja. Ndërsa gazetarja iu është përgjigjur duke i thënë: “Për modele si ty, kthehu nga ana tjetër, o copë mishi”.

Pjesë nga debati:

Egla: Zhapike, mbylle sqepin o papagalle! Idiote femër, kënaqesh duke folur mbrapa krahëve ti.

Ilnisa: Mbrapa krahëve?

Egla: Kakaris vetëm me anën seksuale e kupton sa e papjekur je ti. Merresh dhe me këtë kokdaullen këtu ( I referohet Julit).

Egla i drejtohet Ilnisës: Ik mi pirdhu ti.

(Banorët qeshin)

Juli: Obobo çfarë lloj dialogu.

Egla: Ju jeni të mbaruar, sepse nuk jeni pjek o zemra, nuk jeni pjekur.

Juli: Jemi pjekur dhe djegur.

Egla: Djegur po, jam dakord.

Ilnisa: Egla do na lër të flemë tani?

Egla: Tani kërce napolonin sepse nuk ka më gjumë fare. Shih shtetin pastaj seksin.

Ilnisa: Që ti ke probleme serioze me trurin.

Egla: Me trurin ke ti që tallesh me mua mbrapa krahëve, për gjëra që as 12-vjeçaret nuk tallen. S’të ka ikur akoma dalldia e hormoneve. Ti je për gjynah, për të qarë.

Ilnisa: Do një shami.

Juli: Ju lutem vajza se do të flemë tani.

Egla: S’di ku të ha dhe ku të djeg. S’ke turp, nënë e një vajze të rritur, flet mbrapa krahëve për seksin e grave të tjera.

O krevat dopio e Big-ut shkoj bëj ndonjë ohh aty dhe mbylle sqepin.

Ilnisa: Ohhh ( Ironizon)…

Egla: Se po çmendesh ndoshta, del nëpër komshinj me fol për seks! Dashuria të zbukuron, nuk të bën gore.

Ilnisa: Për modele si ty. Kthehu nga ana tjetër, o copë mishi.

Egla: Copë mishi e syve që të pëlcasin.

Ilnisa: Debile.

Egla: Debile mashkull, ti je burrë mi. S’po të shkrin dot as ai.

Ilnisa: Hajde të puth një çikë…

Egla: O zgavër që nuk të mbush asgjë (Mos më prek)! Mos më prek mi o burrë, o zgavër njerëzore! Vjen erë e ndyrë kur afrohesh ti, vjen era ndyrësirë!

Ilnisa: Hajde të të puth pak… /ZOOM.AL/