zoom

Slider

Vitamina që redukton depresionin dhe ankthin

Një mënyrë alternative për të reduktuar ankthin dhe depresionin është propozuar nga studiuesit britanikë duke theksuar efektin pozitiv të një vitamine të caktuar në disponimin tonë mendor.

Vitamina B6 duket se ndihmon në reduktimin e ankthit dhe depresionit , sipas një studimi të ri të publikuar në Human Psychopharmacology: Clinical and Experimental.

Pjesëmarrësit në studim raportuan nivele më të ulëta të ankthit dhe depresionit pas marrjes së suplementit çdo ditë për një muaj.

“Funksioni i trurit mbështetet në një ekuilibër delikat midis neuroneve ngacmuese që bartin informacion dhe neuroneve frenues, të cilët parandalojnë aktivitetin kolateral”, tha autori kryesor i studimit,  Dr David Field.

Dhe ai shton se ” teoritë e fundit i lidhin çrregullimet e humorit dhe sëmundjet e tjera neuropsikiatrike me çrregullimin e këtij ekuilibri, shpesh në drejtim të rritjes së niveleve të aktivitetit të trurit “.

Ai thekson se, ” vitamina B6 ndihmon trupin tonë të prodhojë një transmetues kimik specifik që pengon impulset në tru dhe bazuar në studimin tonë kjo ka një efekt qetësues duke kontribuar në uljen e ankthit tek vullnetarët “.

Në studim, studiuesit u fokusuan në rolin e mundshëm të B6, i cili dihet se rrit prodhimin e Acidit G-Aminobutyric (GABA), i cili pengon impulset e trurit midis qelizave nervore.

Nivelet e rritura të GABA në mesin e pjesëmarrësve që kishin marrë suplemente të vitaminës B6 u konfirmuan nga testet e kryera në fund të studimit, gjë që përforcon teorinë se B6 ishte përgjegjëse për reduktimin e ankthit. U zbuluan gjithashtu ndryshime delikate, por të padëmshme në funksionalitetin vizual, në përputhje me nivelet e kontrolluara të aktivitetit të trurit.