zoom

Lajme

VIDEOT/ Juve fiton Kupën e Italisë, Atalanta dhe Gjimshiti s’ia dalin dot. Tërbohet Allegri në fund

Juventus ka fituar Kupën e Italisë, teksa mundi 0-1 Atalantën e Berat Gjimshitit, në finalen e parë të këtyre të fundit për këtë sezon, pasi javën tjetër i pret ajo me Leverkursen për Europa League.

Pjesa e parë u vendos nga një gol. Bardhezinjtë realizuan pas vetëm katërt minutash lojë, duke ndezur festën e tifozëve torinez, që kishin ardhur në Stadio Olimpico (Rome) për të parë ndeshjen. Vlahovic shfrytëzoi në maksimum një asist të Cambiassos, për të dërguar kështu topin pas shpinës së Marco Carnesecchi.

Të besuarit e Gasperinit provuan të reagojnë, qarkulluan mjaft mirë topin, por vetëm kaq, pasi nuk mundën dot të finalizojnë me sukses. Me rezultatin 0-1 përfundoi fraksioni i parë, ndërsa në të dytin, emocionet ishin edhe më të mëdha.

Gjimshiti me shokë ushtruan presion në portën e Perin, Juventus mbrojti me fanatizëm rezultatin, për të fituar kështu kupën.

Por Max Allegri dhe tërbimi i tij në fund, zbehu jo pak festën pas suksesit në finalen e Kupës së Italisë. Trajneri i Juves ishte i papërmbajtshëm në minutat e fundit, fillimisht shpërtheu xhaketën, hoqi kollaren dhe shkoi te gjyqtarit i katërt duke i kërkuar llogari, veprim ky që i kushtoi kartonin e kuq. Ky ishte vetëm fillimi, akoma më shpërthyes përpara ceremonisë, ku me tone të ashpra dhe në mënyrë demonstrative shfryu ndaj drejtorit sportiv, Guintolit:

“Ik, ik, largohu, largohu”, fjalë shoqëruar edhe me gjeste ndaj drejtorit të “Zonjës së Vjetër”. Allegrin nuk mundën dot ta qetësonin as lojtarët të cilët shkuan shpesh duke e mbërthyer dhe duke e ftuar të bashkohej me ta, por as kjo nuk e qetësoi.

Kjo është një situatë e paprecedent e cila tregon qartë tension e madhe që e ka shoqëruar Allegrin gjatë gjithë sezonit. Kjo shfaqje tregon se mes palëve nuk ka më asnjë pikë bashkimi, largimi i Allegrit tani është thjesht çështje formale. /ZOOM.AL/