zoom

Bota

VIDEO virale, Vuçiç i skuqur nga inati dhe me flamurin serb shtrënguar në duar pas votimit të OKB

Gjatë ditës së djeshme, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën, sipas së cilës 11 Korriku shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Gjatë kohës kur janë publikuar votat e shteteve që votuan për rezolutën, pamjet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç janë bërë virale në rrjetin social “X”.

Ndërsa mban flamurin serb në duar, i skuqur e plot inat, ai ka shfaqur edhe njëherë mohimin e gjenocidit. Edhe pse këtë moment delikat nervozizmi dhe tensioni është munduar ta kalojë me qetësi pas përfundimit dhe përshëndetet disa prej njerëzve të tij. Momenti në video me flamurin dhe i skuqur ndodhet në pjesën e fundit, pas minutës së dytë. /ZOOM.AL/