zoom

Bota

VIDEO/ Tërmet i fortë në Turqi, njerëzit dalin në rrugë të frikësuar. Shemben muret

Turqia u godit këtë të enjte nga një tërmet i fortë.

Lëkundjet e tërmetit ishin me magnitudë 5.6 dhe u ndje në rajonin e Tokatit.

Në videot e postuara në rrjetet sociale duken njerëzit që, të frikësuar, kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë dalë në rrugë.

Nga tërmeti janë regjistruar disa dëme materiale në biznese dhe në shtëpi.

Në video duken muret e disa shtëpive të vjetra të shembura, ndërsa në një market produktet e vendosura në rafte kanë rënë në tokë.