zoom

Bota

VIDEO/ Sulm terrorist në Jeruzalem, agresori vret 1 dhe plagos 9 persona të tjerë

Një person humbi jetën dhe 9 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi terrorist në një autostradë në periferi të Jerusalemit.

Ngjarja ndodhi pranë vendbanimit hebre Maale Adumim, njoftoi shërbimi i ndihmës së parë izraelite.

Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, shtoi agjencia.

Sipas kanalit televiziv shtetëror izraelit Kan, autori i sulmit është “neutralizuar”, ndërsa nuk dihet nëse është vrarë apo është arrestuar.