zoom

Bota

VIDEO-FOTO/ Sulm terrorist në Australi, 4 të vdekur e 7 të plagosur. Policia vret autorin

Katër persona kanë humbur jetën pas një sulmi me thikë në Sidnej, kurse 7 të tjerë u plagosën, mes të cilëve edhe një foshnjë.

Lajmi bëhet i ditur nga Sydney Morning Herald, e cila shkruan se rreth orës 16:00 me orën lokale ose rreth orës 7 të mëngjesit një sulm me thikë ka ndodhur në një qendër tregtare në zonën e ‘Bondi Junction Westfield’.

Nga sulmi raportohet prej mediave se të paktën 4 persona kanë ndërruar jetë dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, teksa raportohet edhe një foshnjë e plagosur. Gjithashtu janë dëgjuar dhe të shtëna.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe rrethoi zonën. Një dëshmitar okular tha se qytetarët ishin në panik dhe po vraponin, kur mbërriti në Bondi Junction.

Pas një operacioni dhe veprimeve të shpejta, sipas mediave të huaja, policia e ka vrarë agresorin që sulmoi me thikë një grup personash, ku mbetën të vdekur 4 prej tyre dhe 7 u plagosën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 me orën lokale, ose rreth ose rreth orës 7:00 të mëngjesin të së shtunës.

Dëshmitarët thonë se një burrë po ndiqte dhe godiste me thikë njerëz përpara se qendra Westfield në periferinë lindore të Sidneit të evakuohej dhe mbyllej. /ZOOM.AL/