zoom

Bota

Rëndohet përsëri bilanci i sulmit në Australi, shkon në 6 numri i të vdekurve

Rëndohet përsëri bilanci nga sulmi terrorist në Australi dhe shkon në gjashtë numri i personave që mbetën të vrarë me thikë, në një qendër tregtare në Sidnej. Viktimë mbeti edhe autori i krimit, për të cilin detajet janë ende të rezervuara dhe po hetohet.

Nëna e një foshnjë 9-muajshe ka ndërruar jetë pasi kishte marrë disa plagë në trup. Ajo dhe foshnja e saj mbetën të plagosur nga sulmi. Ngjarja ndodhi në orën 16:00 me orën lokale rreth orës 7:00 të mëngjesit të së shtunës. Policia bëri me dije se e ka vrarë agresonin e sulmit të frikshëm dhe publikoi dhe foton e tij me thikë në dorë.

Policia thotë se nuk ka asnjë motiv të qartë në lidhje me sulmuesin që ka vrarë pesë persona dhe ka plagosur disa të tjerë. Ndihmës komisioneri Anthony Cooke tha se sulmuesi kishte qenë në qendër, u largua, pastaj u kthye, në atë moment filloi të godiste me thikë njerëzit në qendër.

“Nuk ka asgjë që ne dimë në vendin e ngjarjes që do të tregonte ndonjë motiv apo ndonjë ideologji”. I pyetur nga një gazetar nëse policia po përjashtonte terrorizmin, Cooke tha: “Nuk përjashtojmë asgjë”. /ZOOM.AL/