zoom

Bota

(VIDEO) Studentët vrapojnë të tmerruar! Masakër në Universitetin e Michigan-it, 3 të vrarë me armë


Tre persona janë vrarë me armë zjarri në një kampus universitar të Michigan-it. Pas të shtënave, agresori, i cili u përshkrua si një burrë i shkurtër, me kapele, këpucë të kuqe dhe një xhaketë xhinse, ia mbathi në këmbë. Më vonë, policia raportoi se e gjeti të vetëvrarë.

Përpos viktimave, pesë persona u dërguan në spital, disa në gjendje të rëndë për jetën.

Incidenti ndodhi në orën 20:18 me kohën lokale, kur të shtëna u dëgjuan në Berkey Hall, në kampusin East Lansing.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Pamje tronditëse u shpërndanë me shpejtësi në rrjet, ku studentët shfaqeshin të terrorizuar duke vrapuar dhe thirrur për ndihmë.