Aplikacion
Konsumatori shqiptar vuan çdo ditë koston e rritjes së çmimeve, që shpesh është e paarsyetuar dhe jashtë kontrollit nga autoritetet, në kurriz të familjeve.
Studiuesi dhe eksperti i ekonomisë, Ilir Ciko, në një intervistë u shpreh se sipas një studimi që ka bërë shumë produkte në vendin tonë, janë më shtrenjtë se jashtë. Ai shtoi se shumë shqiptarë e vënë re kur dalin jashtë, befasohen se në marketet e ndërkombëtare gjejmë shpesh çmime më të lira se në vendin tonë.
“Bëhet fjalë për produkte që gjenden në markete, duke filluar qysh nga ato ushqimore deri tek ato kozmetike. Gjetjet e studimit thonë se përballemi më një nga zhvatjet më të mëdha në Evropë, ku kompaninë e mëdha përdorin praktika diskriminuese për konsumatorin shqiptar, kjo është një barrë shumë e rëndë me të cilën përballet konsumatori shqiptar. Shumë shqiptarë e vënë re kur dalin jashtë, befasohen se në marketet e ndërkombëtare gjejmë shpesh çmime më të lira se në vendin tonë. Është tregu që e vendos çmimin, por deformimi dhe monopoli dikton çmimet që janë abuzive. Sot p.sh një kg miell shitet gati 1 euro në Milano”, tha Ciko për “Ora News”.
Dhe më tej ai dha shifra dhe përqindje se sa abuzohet me çmimet në tregun shqiptar.
“Në vendin tonë, sipas studimit, për të njëjtin produkte rezulton që bizneset e shesin 2.7% më shumë se në BE, ndërsa konsumatorët presin që të jetë diku 5.5% më shtrenjtë. Realiteti është se sot një produkt i tillë shitet me 250 lekë, ose 250% më shumë. E njëjta gjë është edhe për produktet e tjera”, tha eksperti. /ZOOM.AL/