zoom

Sport

VIDEO | Skandal, Djokovic një nacionalist i thekur, mbështet koret kundër Kosovës

Novak Djokovic ka vazhduar me mbështetjen nacionaliste, këtë herë gjatë ndeshjes së basketbollit mes Red Star dhe Valencias.

Tenisti serb ishte i pranishëm në ndeshjen e basketbollit në kuadër të Euroligës, ku Red Star fitoi me rezultat 92-73 ndaj Valencias.

Djokovic tërhoqi vëmendjen e mediave, duke u gëzuar kur tifozët po vazhdonin me brohoritjet “Kosova është Serbi”.

Për një moment, Djokovic u pa duke tundur kokën sikurse po e ndiente këngën dhe pastaj e ngriti edhe grushtin lartë për të dhënë mbështetjen e tij. /zoom.al/