zoom

Lajme

VIDEO/ Shqipëria e plotë dhe nën urdhrat e Silvinjos, stërvitje intensive para Azerbajxhanit

Kombëtarja shqiptare po vijon me përgatitjet intensive në Austri para EURO 2024 që nis më 14 Qershor, teksa ditën e sotme e gjithë skuadra ka qenë e plotë dhe ka kryer seancën e radhës stërvitore para miqësores me Azerbajxhanin ditën e premte.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i gjithë grupi është stërvitur nën urdhrat e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe në ndeshjen e të premtes ndaj Azerbajxhanit do të jenë të gatshëm edhe Berat Gjimshiti, Taulant Seferi, Amir Abrashi, Ylber Ramadani dhe Simon Simoni, të cilët u lanë pushim në ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit.

Kombëtarja vijon me përgatitjet intensive në kuadër të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, ndërsa të premten Shqipëria do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Azerbajxhanit, në stadiumin “Haladás Sportkomplexum”, në orën 19:00.

Linku për të blerë bileta në ndeshjen Shqipëri-Azerbajxhan:  Bileta për ndeshjen Shqipëri – Azerbajxhan

/ZOOM.AL/