zoom

Aktualitet

VIDEO/ Shoferi i dehur humb drejtimin dhe “fluturon” me makinë në kanal në Fier

Një automjet doli nga rruga mbrëmjen e kësaj të hëne, në vendin e quajtur “Ura e Baltëzës” në Fier.

Një person ende i paidentifikuar ka rënë në kanalin anësor të rrugës me automjetin e tij tip “Benz”, duke përfunduar në ujë.

Në momentin që ra në kanal, shoferi tentoi të dalë prej aty, por sipas dëshmitarëve, ai u zhyt në ujë sepse ishte në gjendje të dehur.

Ai u nxor nga aty nga banorët e zonës dhe më pas u dërgua me ambulancë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.