zoom

Aktualitet

VIDEO/ Parakalim i gabuar në Lushnje – “Audi” përplaset me barrierën anësore, 2 të plagosur

Një aksident u regjistrua pasditen e kësaj të marte në Lushnje.

Dy mjete u fërkuan në tentativë parakalimi dhe si rezultat makina tip “Audi” humbi kontrollin dhe u përplas me barrierën anesore.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe një pjesë e hekurt e barrierës anësore të autostradës ka përshkuar mjetin mespërmes.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një tjetër pasagjer që po udhëtonte me të. Dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë dhe reshjet në autostradë.