zoom

Lajme

VIDEO/ Pamjet e rënda, reperi amerikan shkelmon dhe tërheq zvarrë ish-partneren e tij këngëtare

Një video e vitit 2016 e publikuar nga CNN tregon pamjet rrëqethëse se si reperi Diddy Combs dhunon brutalisht partneren e tij Cassie Ventura.

KLIKO PËR VIDEON

Në video, Ventura del nga një dhomë hoteli dhe ecën drejt ashensorit me valixhe në dorë. Combs, duke mbajtur një peshqir rreth belit, vrapon në një korridor pas Venturës. Ai e kap atë nga pjesa e pasme e qafës dhe e hedh në dysheme. Duke mbajtur ende peshqirin e tij të mbyllur me njërën dorë, ai më pas kthehet për ta goditur me shkelm,.

Në video duket se si reperi e hedh pa ndjenja të dashurën e tij të asaj kohe teksa vazhdon ta godasë  e më pas ta tërheqë atë zvarrë.

Diddy, që është dhe drejtues i disa bizneseve po përballet me një padi nga Cassie, tashmë ish-partnere për të.

Ventura, e cila ka një marrëveshje heshtje me Combs, nuk pranoi të komentojë për CNN.