zoom

Lajme

S’kanë të sosur telashet për reperin Sean Diddy, modelja e padit për abuzim seksual

Modelja Crystal McKinney raportohet se është e fundit që është paraqitur me akuza se është droguar dhe sulmuar seksualisht nga reperi Sean Diddy Combs.

McKinney u takua për herë të parë me Combs në darkën e Javës së Modës për Burra në Cipriani Downtown, kur një stilist e prezantoi atë me reperin me garancitë se kjo do ta ndihmonte në karrierën e saj.

Para ngjarjes, modelja u udhëzua të lyente flokët dhe të vishte një fustan të ri për t’u dukur tërheqëse për Combs. CEO i Bad Boy, gjithashtu, e siguroi modelen e atëhershme 22-vjeçare se ‘ai kishte fuqi në industri’ për ta ndihmuar atë të ecte përpara në karrierën e saj. Komentet flirtuese nga Combs përfunduan me një ftesë të mëtejshme në studion e tij, për ta ‘njohur më mirë’.

Combs dhe një bashkëpunëtor më pas dyshohet se i bënë presion asaj që të pinte duhan dhe të pinte alkool për të përfituar më vonë nga McKinney. Combs i kërkoi asaj që të bashkohej me të në banjë ku ai ‘filloi ta puthte pa pëlqimin e saj’ dhe e detyroi atë të kryente një akt intim ndaj tij. Ajo kujton se i kishte rënë të fikët dhe më vonë ishte zgjuar në një taksi teksa kthehej në shtëpi.

Në dokumentet ligjore, McKinney përmend se ‘u godit’ në industrinë e modës pas atij incidenti dhe u shtrua në spital për një tentativë vetëvrasjeje në vitin 2004. McKinney i ruajti rrobat e palara të asaj nate në dollapin e saj dhe i mbështolli me një qese plastike.

McKinney, një nga gjashtë akuzueset, ka kërkuar mbulimin e tarifave dhe kostove të avokatëve, përveç dëmeve kompensuese dhe ndëshkuese. Vendimi i saj për të paditur Combs vjen një javë pasi ai mori përgjegjësinë dhe kërkoi falje për abuzimin e Cassie Venturës, pas videos ku ai e godiste dhe e tërhiqte zvarrë në një hotel në Los Anxhelos në vitin 2016. /ZOOM.AL/