zoom

Politikë

VIDEO/Opozita në protestë, Rama argëtohet me serenata me klarinetë në Japoni

Por ndërsa opozita pritet të nisë protestën e saj të radhës duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ky i fundit duket jo shumë i shqetësuar në Japoni ku dhe vijon vizitën e tij disa ditore.

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e ka nisur duke ndarë një performancë të veçantë japoneze, të serenatës së famshme korçare “Perëndeshë e bukurisë”, të luajtur me klarinetë nga një artiste japoneze.

Në kuadër të 42-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, Rama ndodhet në Japoni së bashku me disa nga ministrat.

Vizita disa ditore e kryeministrit Edi Rama në Japoni vjen në kuadër të 42 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.