zoom

Aktualitet

Video në TikTok/ Gjyqtarja e Elbasanit: Duan të më prishin imazhin

Gjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani ka qenë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku ka folur për arsyet e sulmeve që po i bëhen asaj dhe karrierës së saj. Madje ajo i ka thënë grupit verifikues se po sulmohej, pasi nuk ka bërë kompromise me prokurorinë.

Në këtë përballje ka dalë edhe hetimi ndaj dosjes së Çapjave, ndërkohë që gjyqtarja e ka përballjen e dytë me KPK për shkak të asaj që u konsiderua si skandali i videove në “TikTok”.

Duke u ndaluar te këto video Kapedani është shprehur:

“As ILD-ja, as KLGJ-ja nuk arritën të provojnë nxjerrjen e videove nga ana ime. Telefonin e kam pasur në një servis. ILD-ja vlerësoi se mbetet e paprovuar nga dolën videot edhe pse çdo dyshim shkon në favor të magjistratit personalisht kam ndjerë përgjegjësi dhe jam ofruar të ndëshkohem përballë kolegëve, miqve, familjes. Organet kompetente, ILD-ja dhe KLGJ-ja, arritën në konkluzionin se nuk u cenua besimi i publikut. Pra, për videot jemi përpara një vendimi gjyqësor të KLGJ-së dhe s’mund të gjykohem dy herë”.

Kapedani shpjegoi ndër të tjera edhe arsyet se përse u godit, duke mos pranuar se ato video të jenë postuar prej saj:

“Arsyeja që më goditën mua është se nuk kam lejuar kompromise, nuk kam lejuar të përdorem nga prokurorët e prokurorisë të Elbasanit për shkeljet dhe mos veprimet e tyre. Nga përmbajtja e denoncimeve, unë kuptoj se kush i ka bërë ato dhe përse dhe dua që ju të mos bini në grackën e tyre. Ajo që ka rëndësi është që përfaqësuesi i ONM-së të mos bjerë në grackën e tyre, e kuptoj që është e vështirë te kuptojë intrigat por pres ta kuptojë.”

Por nuk ka kaluar pa u ndaluar edhe te kriteret profesionale, pasi anëtarët e KPK-së i kanë përmendur denoncime që lidhen me shqyrtimin e çështjes Çapja. Ajo i tha Komisionit se denoncimi nuk qëndron për rastin e Ardian dhe Florenc Çapjas:

“Si mund të pretendosh pa asnjë veprim hetimor që kishin vrarë dy persona? Ia ktheva dosjen Prokurorisë që të kryenin veprime konkrete prej nga ku më pas nga detyrat që lashë unë, sepse Prokuroria s’kisha bërë asnjë veprim, rezultoi se ata kishin porositur vrasje dhe sepse unë urdhërova Prokurorinë të kryejë veprime, ata u arrestuan”, deklaroi Kapedani.

Postime të lidhura